Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kovaç: Çuditemi me gjërat që bën Coutinho në stërvitje

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovaç ka mbrojtur mesfushorin Philippe Coutinho.

Coutinho është huazuar nga Bayern gjatë afatit veror dhe në kohën e fundit është kritikuar nga shumë tifozë.

Mirëpo, Kovaç mendon se braziliani po punon shumë dhe do të gjejë formën e duhur, transmeton kp.

“Philippe i ndihmon shumë klubit. Shumë presin të bëjë më shumë. Çuditemi me gjërat që arrin të bëjë me topin në stërvitje. Është duke punuar shumë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë gjë. Ka qenë pa fat në kohën e fundit, por jam i lumtur me shërbimet e tij”, deklaroi ai.

Bayern për momentin në Bundesligë është në vendin e dytë me 18 pikë, një me pak se lideri Borussia Monchengladbach.