Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamann: Coutinho i huaj në formacionin e Bayernit

Foto: Reuters

Ish-lojtari i Bayern Munichut, Dietmar Hamann, nuk është impresionuar nga mesfushori Philippe Coutinho.

Coutinho u transferua gjatë afatit veror në formë huazimi te gjiganti gjerman, me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Hamann beson që futbollisti brazilian duhet brenda një kohe të shkurtër t’i tregojë kualitetet e tij, transmeton kp.

“Për mua është i huaj në formacion. Nuk mbaj mend ndonjë situatë të mirë që ka bërë në sulm. I kanë mbetur 30-35 ndeshje, andaj duhet të tregojë kualitetet. Është ende huazim deri në fund të sezonit”, deklaroi ai.

Coutinho gjatë këtij sezoni për “bavarezët”, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në tetë ndeshjet që ka luajtur në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm