Kalidou Koulibaly ka nisur bisedimet me ekipin anglez, Chelsean, raporton të enjten “Corriere della Sera”.
Sajti italian njofton se menaxheri i Koulibalyt ndodhet në Londër për të parë mundësinë e arritjes së marrëveshjes.
Mbrojtësi 31-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Ai është kapiten i Senegalit, ndërsa pjesë e Napolit është që prej vitit 2014. Koulibaly shënoi tre gola dhe pati po aq asistime në 27 ndeshje në Serie A.