Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll po i bën përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Zvicrës. Ndeshja me helvetikët është vlerësuar nga FBK-ja si një prej më të rëndësishmeve në ditët e fundit.
Kosova e Zvicra takohen të mërkurën prej orës 20:45 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Është ndeshja e parë e raundit të tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.
Për ndeshjen me Zvicrën të hënën është mbajtur një konferencë për shtyp. Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka thënë se përgatitjet janë bërë me kohë dhe se bileta do të kushtojë 3 euro.
“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, prandaj kërkojmë përkrahje nga publiku”, ka thënë Dushku.
Menaxheri i përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ka thënë se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Përfaqësuesja më 9 korrik është zhvendosur në Prizren, ndërsa të shtunën luajti ndeshje përgatitore me Shqipërinë.
Edhe
Kosova zhvillon stërvitjen, e gatshme për ndeshjen ndaj Zvicrs
Në ndeshjen ndaj Zvicrës në postin e përzgjedhësit të Kosovës debuton Rami Hadar. Trajneri izraelit ka udhëhequr Pejën drejt titullit të kampionit dhe tashmë e ka edhe përgjegjësinë e drejtimit të Kosovës.
“Mund të them se jam i kënaqur me angazhimin e basketbollistëve në stërvitje dhe kushtet e ofruara nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Kemi analizuar sa kemi mundur Zvicrën, ku njohim lojtarët dhe trajnerin. Do të japim më të mirën për rezultat pozitiv”, ka thënë Hadar.
Përkrahjen e shikuesve e ka kërkuar edhe kapiteni Dardan Berisha.
ka qenë lehtë, pasi kanë qenë dy muaj pushim, por besoj se jemi gati dhe do të japim maksimumin. Të mërkurën është ndeshja e parë dhe tepër me rëndësi me ne. Përkrahja nga tifozët është shumë e rëndësishme për ne. Kushtet kanë qenë të mira nga ana e FBK-së dhe me punën e trajnerit që ka bërë jemi gati. Besoj që palestra do të jetë e mbushur dhe do të kemi përkrahjen e shikuesve. Ne do të japim 100 % nga vetja jonë. Mendoj se jemi më të fortë se herët e kaluara, pasi Lisi (Shoshi) dhe Dardani (Kapiti) janë rikthyer në ekip. E rëndësishme për ne është të luajmë lojën tonë”, deklaroi Dardan Berisha.
Në Grupin H pos Kosovës e Zvicrës është edhe Danimarka. Më 26 korrik Kosova luan në udhëtim ndaj Danimarkës. Më 29 korrik Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës e më 5 gusht e pret Danimarkën në Prizren.
Edhe
“Dardanët” përmbyllin përgatitjet në vend
Fituesja e grupit avancon në kualifikime.
Në nëntor të vitit 2021 dhe në shkurt e qershor të vitit 2022, Kosova ishte paraqitur në raundin e parë parakualifikues. Kishte mbetur e fundit në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë. Kosova kishte vazhduar në raundin e tretë parakualifikues, ndërsa Danimarka e Norvegjia në raundin e dytë parakualifikues. Kosova ka kohë që nuk ka pasur kampanjë të suksesshme në kualifikime.