Kosova ka pësuar nga Islanda me rezultat 2 me 1, për të vazhduar serinë e humbjeve në Grupin I të eliminatorëve për Rusia 2018.
Përkundër fillimit të mirë të takimit, ishin islandezët që realizuan dy gola në pjesën e parë.
Sigurdarson realizoi golin e parë në minutën e 25 ndërsa Sigurdson nga penaltia shënoi dhjetë minuta më vonë.
Kosova tentoi të rikthehej në lojë me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 51-të.
Me këtë humbje Kosova mbetet në pozitën e fundit në Grupin I me vetëm një pikë.