Kosova ka pësuar edhe humbjen e nëntë në fazën kualifikuese për Botëror, që njëkohësisht ishte hera e parë në të cilën Kosova mori pjesë.
Nga dhjetë takime, vetëm i pari solli një pikë ndërsa të gjithë të tjerët shkuan në favor të kundërshtarëve. Kjo njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Albert Bunjakit si përzgjedhës i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë xhiron e fundit të Grupit I, Kosova u mposht 2 me 0 nga Islanda, e cila kualifikohet direkt në Botëror.
Gylfi Sigurdsson dhe Johann Gudmundsson realizuan golat në fitoren për Islandën.
Kjo është tabela përfundimtare e Grupit I:
Islanda 22 pikë
Kroacia 20 pikë – Play-Off
Ukraina 17 pikë
Turqia 15 pikë
Finlanda 9 pikë
Kosova 1 pikë