Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po i jep fund një cikli eliminator me plot humbje.
Pas tetë humbjeve rresht dhe një barazimi fillestar, Kosova ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018" e zhvillon të hënën (sot) nga ora 20:45, shkruan sot Koha Ditore.
Do të përballet me Islandën që synon ta mbyllë me fitore ciklin eliminator për t'u kualifikuar direkt në kampionatin botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin "Laugardalsvollur" të Reykjavikut.
Islanda është në vendin e parë në grupin I me 19 pikë, kurse Kosova është e fundit me vetëm një pikë. Nga 17 pikë i kanë Kroacia e Ukraina, Turqia me 14 pikë është e katërta, kurse Finlanda e pesta me tetë pikë..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.