Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjet miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës e ka stërvitjen e dytë në kuadër të grumbullimit për miqësoret kundër San Marinos dhe Maltës.

Në stërvitjen e së shtunës kanë qenë të pranishëm 19 futbollistë, ngase për shkak të disa shqetësimeve të vogla shëndetësore ka munguar sulmuesi Vedat Muriqi.

Gjatë kësaj stërvitje krahas aspektit fizik, përzgjedhësi Bernard Challandes u ka shpjeguar futbollistëve strategjinë e tij dhe lojën të cilën ai dëshiron ta ndërtojë për ndeshjet e ardhshme.

Njëri nga emrat e rinj te Kosova, Lorik Emini, është shprehur krenar që është bërë pjesë e Dardanëve dhe ka shprehur shpresën i lumtur me pritjen që iu ka bërë nga përzgjedhësi dhe bashkëlojtarët.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës. Nga dita e parë që jam këtu më është bërë një pritje e jashtëzakonshme. Është kënaqësi e madhe të jem këtu dhe të luaj për Kosovën. Gjithmonë ka qenë ëndërr të luaj për Kosovën dhe tani mendoj që është momenti më i mirë dhe jam krenarë për këtë”, deklaroi Emini.

Dardanët do të vazhdojnë me stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”, edhe të dielën.