Përfaqësuesja e Kosovës, do të jetë pa sulmuesin Vedat Muriqi dhe portierin Samir Ujkani për ndeshjen miqësore kundër Maltës, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Në njoftim thuhet se Muriqi e Ujkani janë liruar nga grumbullimi me lejen e përzgjedhësit Bernard Challandes. Ndërkohë, Lorik Emini për shkak të lëndimit nuk ka udhëtuar me ekipin që të enjten ka marrë rrugën për Austri, ku do ta zhvillojë miqësoren me Maltën.
Ndeshja miqësore mes Kosovës e Maltës, do të luhet të premten prej orës 18:00 në Klagenfurt.
Artikuj të ngjashëm