Kosova do të përfaqësohet me 16 karateistë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Turqi. Evropiani që do të zhvillohet në Gaziantep nis të enjten dhe përfundon të dielën. Karateistët e Kosovës fazën e fundit përgatitore për Evropianin e Turqisë e kanë zhvilluar në Ulqin.
Bashkë me karateistët në Turqi kanë udhëtuar edhe selektori, trajneri i përfaqësueses, kryetari i Federatës, Avni Gashi dhe sekretari Nazmi Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkë me delegacionin janë edhe dy gjyqtarë të karatesë.