Basketbollistet e Kosovës U18 kanë pësuar humbje të thellë të mërkurën mbrëma në Durrës, në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit C. Basketbollistet kosovare janë dominuar plotësisht nga basketbollistet e Armenisë, që në fund fituan me rezultat 73:48.
Armenet dallimin e bënë në çerekun e parë, të cilin e fituan 19:8 dhe në të dytin, të cilin e fituan 20:9.
Në pjesën e dytë e rritën epërsinë edhe për tri pikë për fitoren shumë të thellë në fund. Elsa Shala ishte më e mira te Kosova me shtatë pikë e katër topa të rrëmbyer. Shtatë pikë e tetë kërcime i kishte Vesa Krasniqi. Kosova U18 të martën pësoi 63:45 nga Shqipëria.
Të enjten luan me Moldavinë.