Basketbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur edhe në ndeshjen për plasman në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Lituani.
Kosova garon për plasman përfundimtar prej pozitës 17 deri në 21. 21 përfaqësuese janë gjithsej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe të premten në mëngjes, basketbollistet e reja kosovare pësuan 78:66 nga Norvegjia.
Kosova U18 e fitoi çerekun e parë 19:18, por në të dytin pësoi 17:8. Kjo në fund ishte vendimtare.
Çereku i tretë përfundoi 23:21 për Norvegjinë, ndërsa i katërti 20:18 po për norvegjezet.
Malvina Haziri i shënoi 28 pikë për Kosovën, por kishte edhe goxha gjuajtje të humbura. I shtoi edhe katër asistime.
Tia Tuhina i realizoi 12 pikë e pesë kërcime, ndërsa Gerta Hoti i kishte 12 pikë.
Kosova U18 i humbi të gjitha pesë ndeshjet në Grupin C dhe tani e pësoi humbjen e gjashtë. Norvegjia në grup i humbi të gjitha katër ndeshjet por tani e ka një fitore.