Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U18 e parafundit në Divizionin C, mposhtet me 31 pikë dallim nga Qiproja

Basketbollistet e Kosovës e kanë mbyllur me humbje të thellë Kampionatin Evropian të Divizionit C për grupmoshën U18.

Të dielën në Durrës, Kosova U18 pësoi nga Qiproja me rezultatin 85:54. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman prej pozitës pesë deri në pozitën shtatë.

Qipriotet nisën ndeshjen mirë dhe çerekun e parë e fituan me rezultat 24:12. Ato dominuan plotësisht në çerekun e dytë, në të cilin Kosovës ia lejuan vetëm gjashtë pikë. Ndërkohë i shënuan 24. Kështu pjesa e dytë ishte më shumë formalitet. Qiproja e mbajti epërsinë e lartë, ndërsa Kosova nuk ia doli të afrohet në rezultat.

Merisa Billalli u dallua te Kosova me nëntë pikë e pesë kërcime. Klesta Shatri i kishte gjashtë pikë e katër kërcime, ndërsa Tia Tuhina i realizoi tetë pikë e katër kërcime. Malvina Haziri i kishte 11 pikë e gjashtë asistime, por kishte edhe shumë gjuajtje të pasakta.

Kosova U18 e ka përfunduar Evropianin e Divizionit C në pozitën e gjashtë, përkatësisht të parafundit. Prapa la vetëm Moldavinë, ndaj së cilës fitoi në fazën grupore me rezultat 85:61.

Edhe Dy fitore e katër humbje për Kosovën U18 në Evropianin C Futboll Dy fitore e katër humbje për Kosovën U18 në Evropianin C

Kosova fillimisht pësoi 63:45 nga Shqipëria. Ndeshjen e dytë e humbi edhe më bindshëm, 73:48, nga Armenia.

Divizioni C është niveli i tretë i kampionateve evropiane për basketbollistet deri në 18 vjet. Është edhe niveli i fundit, ku paraqiten përfaqësueset më të dobëta evropiane që vendosin për pjesëmarrje. Dhe Kosova shfaqi fare pak në këtë konkurrencë.