Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Evropianin 2024 që do të organizohet në Qipro.
Kosova të premten gjatë ditës humbi 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në Karlovac. Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës pësuan golin e parë në minutën e 44-t, kur shënoi Patrice Çoviq.
Mislav Çutuk vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, e dyfishoi epërsinë. Ndërkohë, Marko Zebiq e trefishoi epërsinë në minutën e 62-të, kurse Ivan Bariq e vulosi rezultatin përfundimtar, 4:0.
Kosova U17 është në grupin nëntë, bashkë me Anglinë dhe Ishujt Faroe. Ndeshjen e radhës, “Dardanët” e rinj e luajnë kundër anglezëve më 6 nëntor.
Anglia në ndeshjen e parë fitoi 8:0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, Kosova U17 e luan më 9 nëntor kundër Ishujve Faroe.