Astrit Selmani ka mundësi të përfaqësojë një prej tri përfaqësueseve - Suedinë, Kosovën dhe Shqipërinë. Deri më tani, ai nuk ka dashur të marrë një vendim se cilin shtet do ta përfaqësojë, por ai i gëzohet kësaj mundësie.
“Jam me fat që mund të luajë për njërën prej tri përfaqësueseve, jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Por, unë thjesht jam duke menduar për karrierën time të futbollit në klub. Unë do të përqendrohem vetëm në karrierë dhe kur të vijë koha, do ta marr vendimin. Jam me fat që deri tash i jam shmangur vendimit”, ka thënë Selmani për “Lundh”.
Ai ka thënë se nuk do ta ketë të vështirë marrjen e vendimit.
Javë më parë për KOHËN, Selmani pati thënë se është i gatshëm të luajë për Kosovën.
Selmani 23-vjeçar, këtë edicion në 24 paraqitje ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime. Ai pritet të largohet nga Varbergsi për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub tjetër, derisa për të janë të interesuara shumë skuadra elitare të Suedisë, në mesin e tyre edhe Malmo. Por, Selmani beson se ai do të arrijë majat e futbollit evropian.