Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova shkel San Marinon në Evropianin U18

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka mposhtur San Marinon në ndeshjen në kuadër të Kampionati Evropian , Divizioni C.

Kampionati Evropian , Divizioni C ka filluar sot në Prishtinë pikërisht i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku po marrin pjesë shtete si San Marino, Irlanda, Armenia, Monaco, Qipro, Gjilbraltari, Malta dhe nikoqiri Kosova, shkruan KosovaPress.

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para ku fitore arritën Monaco, Irlanda, Qipro dhe Kosova.

Kosova ka arritur të triumfojë kundër San Marionës me rezultat të thellë 56:89.

Kosova ishte në çdo aspekt më e mirë se San Marino, ku arriti të triumfojë në çdo çerek të ndeshjes.

Edhe Basketbollistet e Kosovës U18 shënojnë fitoren e parë në Evropianin e divizionit C Sport Basketbollistet e Kosovës U18 shënojnë fitoren e parë në Evropianin e divizionit C

Më i miri te Kosova ishte basketbollisti Rron Ukaj i cili shënoi 21 pikë, i ndihmuar edhe nga Erhan Sholla me 17 sosh.

Kosova ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me kombëtaren e Qipros ditën e enjte nga ora 19:30.