Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U18 e parafundit në Evropianin e Divizionit B Prishtinë

Basketbollistët e përfaqësueses U18 të Kosovës e kanë fituar ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të dielën në Ploiesti të Rumanisë, Kosova U18 fitoi ndaj Qipros me shifrat 90:74.

Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar, përkatësisht për pozitën e parafundit.

Kosova U18 përfundon Evropianin në pozitën e parafundit (21), ndërsa Qipro mbetet e fundit.

Fitorja erdhi në fund të një Evropiani jo të mirë për basketbollistët e rinj të Kosovës.

Edhe Kosova U20 vetëm e 18-ta në Evropianin B me 21 përfaqësuese Basketboll 6 d. më parë Kosova U20 vetëm e 18-ta në Evropianin B me 21 përfaqësuese

Shkëputja në rezultat është bërë në çerekun e parë, të cilin Kosova e fitoi me shifrat 26:19. Edhe çerekun e dytë, Kosova e fitoi bindshëm, 26:15.

Në dy çerekët e fundit, lojtarët e Kosovës kanë mbajtur epërsinë. Dy çerekët e fundit qipriotët i kanë fituar me nga një pikë dallim.

Olsi Kurtaj ishte më i miri te Kosova me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime. Norik Binqe i kishte 16 pikë e pesë kërcime. Anes Gashi shtoi shtatë pikë, 13 asistime e pesë kërcime, ndërsa Bardh Istrefi kontribuoi me 21 pikë e gjashtë kërcime.

Shifra të mira kishte edhe Arlind Konjuhi, që realizoi 17 pikë.

Kosova U18 ka pësuar humbje të thella nga Gjeorgjia, Bullgaria e Holanda në hapje të Evropianit.

Pak më mirë është mbajtur me Norvegjinë, prej të cilës pësoi 59:50. Më pas humbi thellë edhe nga Bosnjë-Hercegovina, 90:58.

Për plasman përfundimtar, humbi fillimisht ngushtë nga Irlanda, 73:72.

Edhe Tjetër dështim, Kosova U18 e fundit në Evropianin B Sport 11 muaj më parë Tjetër dështim, Kosova U18 e fundit në Evropianin B

Paraqitja e Kosovës U18 nuk dallon shumë nga paraqitjet e përfaqësueseve të grupmoshave të tjera.

Paraqitjet e kësaj vere ishin të zbehta, ndërsa edhe në Federatën e Basketbollit kanë pranuar se pritjet ishin dukshëm më të mëdha.