Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian të Divizionit B. Të premten mbrëma në Matosinhos të Portugalisë, Kosova U18 u mposht nga Estonia. Ndeshja ishte e fortë, por estonezët ishin kryesisht para në rezultat. Estonia i ka fituar të gjithë çerekët, por me rezultat të ngushtë.
Më i miri te Kosova ishte Jon Ismajli me 14 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Rron Dahsyla i kishte 18 pikë e shtatë kërcime, por edhe gjashtë topa të humbur dhe shumë gjuajtje të pasakta.
Kosova U18 bën pjesë në Grupin C. Ndeshjen e ardhshme e ka të shtunën prej orës 21:30. Përballet me Holandën. Në Grupin C janë edhe Ukraina, Rumania dhe Irlanda.
Artikuj të ngjashëm