Basketbollistët e Kosovës U18 kanë luajtur ndeshje të fortë por megjithatë kanë vazhduar me humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të premten pasdite, Kosova U18 humbi nga Zvicra U18. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman për pozitat prej 17 deri në 22. Tani Kosova do të luaj për të shmangur pozitën e fundit.
Zvicra fitoi 85:84, pas vazhdimisht prej pesë minutave. Evropiani i Divizionit B po zhvillohet në Portugali.
Në fakt zviceranët kanë dominuar plotësisht në pjesën e parë. Çerekun e parë e fituan 22:9 e të dytin 16:10. Pas pjesës së parë rezultati ishte 38:19 për Zvicrën.
Por Kosova nuk u dorëzua. U kthye gradualisht për të barazuar rezultatin në fund. Çerekun e tretë basketbollistët e rinj të Kosovës e fituan 27:20 e të katërtin 24:12. Jon Ismajli shënoi për tri pikë dy sekonda para fundit për të barazuar rezultatin në 70:70.
Kështu fituesi i vendos në vazhdimin prej pesë minutave.
23 sekonda para fundit, Kosova kaloi në epërsi 84:83. Shtatë sekonda para fundit, Rron Dahsyla bëri faul të pamenduar mirë dhe Nikola Aleksiq realizoi dy gjuajtjet e lira për 85:84. Kosova e kishte aksionin e fundit, por Jon Ismajli ishte i pasaktë në tentimin për tri pikë.
Ismajli e Dahsyla ishin bindshëm më të mirët te Kosova. Ismajli i kishte 23 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime. Dahsyla ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, 12 kërcime e tri asistime.