Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka mbijetuar një ofensive të Qipros në minutat e para të pjesës së dytë për të fituar në fund me rezultatin bindës, 32:25.
Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma në Bullgari ishte e vlefshme për vendin e tretë të kampionatit të IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kosova me fitoren ndaj Qipros përfundoi e treta dhe kështu ia doli të realizojë qëllimin që e kishte për këtë kampionat.
Në fakt, tri vendet e para në këtë kampionat kualifikohen për fazën kryesore eliminatore për “Euro 2020”. Arritja në fazën kryesore eliminatore ishte qëllimi i Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.