Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova merr medaljen e bronztë në hendboll

Kosova ka mbyllur në pozitën e tretë Kampionatin Botëror të vendeve në zhvillim që u mbajt në Bullgari.

Kosova fitoi medaljen e bronztë pasi mposhti Qipron në përballjen për vendin e tretë me rezultat 32:25.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lojtari më i mirë i Kosovës u zgjodh Kastriot Jupa.

Kosova kishte përfunduar e treta edh në edicionin e parë të kësaj gare të IHF-së, që ishte zhvilluar në Kosovë para dy vjetësh.

Kosova me këtë rast si një nga tri vendet e para në këtë kampionat ka siguruar kualifikimin për fazën kryesore eliminatore për "Euro 2020". Arritja në fazën kryesore eliminatore ishte qëllimi i Kosovës.