Të hënën (sot) nis kampionati evropian i mundjes për seniorë. Evropiani mbahet në Kaspiisk të Rusisë, por Kosova nuk merr pjesë në të.
Federata e Mundjes së Kosovës ka hequr dorë nga pjesëmarrja për shkak të procedurave të komplikuara për pajisje me vizë të Rusisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga organizatori nuk ka pasur ndonjë telashe për pjesëmarrjen e Kosovës, por procedurat kanë ndikuar që të merret vendimi për të mos marrë pjesë.
“Problemi ka qenë te procedurat e tejzgjatura për pajisje me viza. Ia kemi nisur procesit, por kemi mbetur në gjysmë të rrugës. Organizatori ka qenë shumë korrekt”, ka njoftuar Genc Fazlija, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Mundjes së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Evropiani në Beograd, Federata kosovare me kërkesë për EUBC-në
-
Zhvillime të reja me IBA-në por Kosova përfundimisht mbetet jashtë Botërorit të boksit
-
Karateistët e Kosovës mbesin jashtë Evropianit në Spanjë
-
Telashe për karateistët kosovarë në Spanjë, nuk përfshihen në short për Evropian
-
Botërori i mundjes në Beograd, Kosova nuk merr pjesë