Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s.
Në ranglistën e re të publikuar të enjten, Kosova është ngjitur për dy pozita.
Më 5 gusht, kur edhe ishte publikuar renditja e fundit, Kosova ishte në pozitën e 113-të, me 1162 pikë.
Tani pozicionohet në vendin e 111-të, me 1165 pikë.
Kosova në muajin e kaluar zhvilloi dy ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Edhe
Me gjithë humbjet, Kosova avancon për dy pozita
Fitoi me vështirësi ndaj Armenisë me rezultatin 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Por, pësoi humbje shumë të thellë në udhëtim te Polonia, 7:0.
Në Grupin F të kualifikimeve për Botërorin 2023 në konkurrencën e femrave, Kosova përfundoi e pesta në grup me shtatë pikë. La prapa Armeninë pa pikë.
Ndërkohë, Shqipëria që u pozicionua në pozitën e katërt me 10-të pikë nga grupi kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm, ka pësuar rënie në ranglistën e re të FIFA-s.
Shqipëria tani pozicionohet në vendin e 73-të me 1342 pikë. Shqipëria zinte vendin e 71-të në ranglistën e publikuar më 5 gusht.
Edhe
Kosova avancon për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Shqipëria në dy ndeshjet e muajit shtator pësoi dy disfata, 2:1 në shtëpi nga Polonia, dhe 5:0 në udhëtim te Norvegjia.
E para në ranglistë është SHBA-ja me 2087 pikë, e përcjellë nga Suedia me 2066 pikë dhe Gjermania në vendin e tretë me 2064 pikë.