Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në garë me Suedinë e Malin e Zi për talentin e madh

Sead Hakshabanoviq (Hakaj) sapo ka mbushur 18 vjet dhe llogaritet talent i madh i futbollit. Ai po luan me sukses te Halmstadi në kampionatin e Suedisë dhe në 10 ndeshjet e para të edicionit ishte titullar, shkruan sot Koha Ditore.

Është zëvendësuar vetëm në të parën ndeshje, ndërsa ka dy gola. E ardhmja e tij në nivel klubesh parashikohet e sigurt te ndonjë klub i madh evropian. Por Hakshabanoviq pos për klubin shpejt duhet të vendosë edhe për të ardhmen në përfaqësuese.

Ai aktualisht luan për të rinjtë e Suedisë, por kjo nuk nënkupton automatikisht se edhe në nivelin senior do të përfaqësojë Suedinë. Të hënën është raportuar se Hakshabanoviq do të ftohet nga Mali i Zi, prej të cilit shtet ka prejardhje. Por mesfushori ka rrënjë edhe në Kosovë dhe mund të zgjedhë edhe Kosovën për të përfaqësuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm