Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në disavantazh prej tre golave pas pjesës së parë

Futbollistet e Kosovës janë në disavantazh ndaj Belgjikës pas pjesës së parë me rezultatin 3:0.

Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, futbollistet e Belgjikës zhbllokuan rezultatin në minutën e 22-të nëpërmjet Tine De Caigny, që mposhti portieren Florentina Kolgeci.

Ndërsa, dy golat tjerë, Belgjika i shënoi brenda pak minutave në fund të pjesës së parë nëpërmjet mesfushores Tessa Wuallert (42’, 44’).

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kampionatit Botëror për vitin e ardhshëm, dhe zhvillohet në kuadër të Grupit F.