Futbollistet e Kosovës po e pësojnë njërën prej humbjeve më të thella deri më tani. Kosova po përballet me Belgjikën në Leuven, ndërsa pas pjesës së parë rezultati është 5:0 për belget.
Që në minutën e tretë Belgjika kaloi në avantazh. Goli i dytë u shënua në miuntën e nëntë, ndërsa më pas u realizuan edhe tre të tjerë.
Ndeshja i takon kualifikimeve për Botëror.