Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet belge të bindura në fitore ndaj Kosovës

Futbollistet e Përfaqësueses së Belgjikës besojnë se do ta mposhtin Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2023.

Ndeshja luhet sot prej orës 20:00 në Leuven dhe i takon Grupit F. Te Belgjika janë shprehur optimiste para këtij takimi, sidomos pas fitores së thellë 7:0 që muajin e shkuar e regjistruan ndaj Shqipërisë.

“Do të mundohemi të vazhdojmë me ritmin e njëjtë dhe duhet të tregojmë intensitet të lartë në këtë ndeshje”, ka thënë mesfushorja Marie Minnaert.

Kosova në hapje të eliminatoreve, më 16 shtator luajti 1:1 ndaj Shqipërisë ndërsa pesë ditë më vonë u mposht nga Norvegjia. Ndërkohë, Belgjika krahas fitores së thellë ndaj Shqipërisë, ka edhe një barazim 1:1 kundër Polonisë.