Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave është mposhtur nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

Të premten në Shkup, në qendrën stërvitore “Petar Milosevski”, “Dardanët” u mposhtën me rezultatin 3:1. Golin e vetëm për vashat kosovare e shënoi Blerta Shala.

Të dyja këto përfaqësuese do ta zhvillojnë edhe një tjetër miqësore më 27 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm