Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të rinjtë e Kosovës mposhten nga Maqedonia

Futbollistët e grupmoshës U-19 të Kosovës janë mposhtur nga moshatarët e tyre të Maqedonisë së Veriut me rezultat minimal, 1:0.

Ndeshja miqësore u zhvillua të enjten në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” në Shkup.

Golin e vetëm për të rinjtë e shtetit fqinj, e shënoi futbollisti shqiptar Luan Abazi në minutë ne 63-të.

 Kosova dhe Maqedonia të premten në Shkup e zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë miqësore.

Artikuj të ngjashëm