Të rinjtë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll (U19) dhe moshatarët e tyre nga Maqedonia e Veriut kanë barazuar të shtunën në ndeshjen e dytë miqësore.
Takimi i zhvilluar në qendrën stërvitore “Petar Milosevski” në Shkup përfundoi me rezultatin e barabartë, 3:3.
“Dardanët” e rinj ndeshjen e parë miqësore e humbën me rezultatin, 1:0.
Të parët që shënuan ishin vendësit në minutën e 13-të, por Kosova shënoi tri gola në minutat 57’, 62’ dhe 72’.
Shifrat u barazuan në minutat 74’ dhe 78’.