Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave ka shënuar fitore bindëse në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut. Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 4:0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Që në minutën e dytë Kosova kaloi në epërsi. Golin e realizoi Valentina Metaj.
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë. Lojtarja kryesore e Kosovës, Erëleta Memeti, realizoi dy gola për të përfunduar çështjen e fitueses. Ajo shënoi për 2:0 në minutën e 59-të dhe për 3:0 në minutën e 74-t. Në minutën e 87-të, rezultatin përfundimtar, 4:0, e vendosi Blerta Shala. Kosova të premten kishte pësuar 3:1 nga Maqedonia e Veriut në Shkup.
“Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ta parë formën e lojtareve dhe për të përçuar tek ato idetë dhe strategjinë e lojës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese”, ka njoftuar FFK-ja.
-
Kosova me avantazh prej tri golave pas pjesës së parë ndaj Maqedonisë V.
-
"Dardanet" e mposhtin thellë Maqedoninë e Veriut
-
Te Kosova e vlerësojnë shumë të vlefshme fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut
-
Futbollistet e Kosovës e nisin me fitore Ligën e Kombeve
-
Kosova synon ta fitojë grupin në Ligën e Kombeve