Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me avantazh prej tri golave pas pjesës së parë ndaj Maqedonisë V.

Futbollistet e Kosovës po udhëheqin me rezultatin 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut pas pjesës së parë.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kosova qysh në fillim të ndeshjes e zhbllokoi rezultatin.

Donjeta Halilaj (7’) shënoi për 1:0 nga penalltia. Golin e dytë për Kosovën, e realizoi Erëleta Memeti (14’), përpara se Kaltrina Biqkaj të shënoj për 3:0 në minutën e 34-të. Me avantazhin prej tri golave pas 45 minutave të parë, Kosova veçse ka siguruar fitoren e dytë në Ligën e Kombeve. Ditë më parë, Kosova e mposhti 2:0 Maqedoninë e Veriut në Shkup për fitoren e parë në këtë garë.