Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

"Dardanet" e mposhtin thellë Maqedoninë e Veriut

Dardanet

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës kanë mbetur në garë për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova të martën pasdite e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0.

Të dy golat e parë i realizoi Kaltrina Biqkaj në minutën e 50-të dhe 66-të.

Biqkaj asistoi edhe te goli përfundimtar që realizoi Erëleta Memeti në minutën e 85-të.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. 
Fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut ishte shumë e rëndësishme pas disfatës që e pësoi më 25 shkurt nga Letonia.

Edhe Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën Futboll Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën

Grupin 6 e udhëheq Letonia me gjashtë pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. Gjashtë pikë i ka edhe Kosova në pozitën e dytë. Maqedonia e Veriut është e fundit pa pikë. 
Vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kalimin në Ligën B.
Kosova më 3 qershor do të jetë mysafire e Letonisë në ndeshjen që do të vendosë se cila përfaqësuese do të kaloj në Ligën B.

Kosova në edicionin e parë të Ligës së Kombeve ishte në ligën C, por e fitoi grupin dhe doli në B në kualifikimet për “Euro 2025”. Në kualifikime i humbi të gjitha ndeshjet në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë dhe kështu është kthyer në C për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kosova e dyfishon rezultatin

Futbollistet e Kosovës e kanë shënuar edhe golin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Për 2:0 realizoi sërish Kaltrina Biqkaj në minutën e 66-të. Biqkaj e realizoi edhe golin e parë në minutën e 50-të.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.


Kosova në epërsi

Edhe Te Kosova e vlerësojnë shumë të vlefshme fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut Futboll Te Kosova e vlerësojnë shumë të vlefshme fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut

Futbollistja Kaltrina Biqkaj e ka kaluar Kosovën në epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Biqkaj realizoi për 1:0 në minutën e 50-të.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve.


Mbyllet pjesa e parë pa gola e ndeshjes Kosovë – Maqedoni e Veriut

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së futbollisteve të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Edhe Futbollistet e Kosovës e nisin me fitore Ligën e Kombeve Futboll Futbollistet e Kosovës e nisin me fitore Ligën e Kombeve

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. 

“Dardanet” kishin disa raste shumë të mira por nuk arritën t’i konkretizonin.