Futbollistët e Kosovës ka udhëtuar të mërkurën në Larnaca të Qipros. “Dardanët” të enjten nga ora 18:00 do të përballen kundër Qipros në në ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.
Me ekipin e Kosovës nuk ka udhëtuar mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Vojvoda është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.
Ndaj Qipros, futbollistët e Kosovës synojnë fitore. Është ndeshja hapëse e grupit të dytë të Ligës C, pjesë e së cilit janë edhe Greqia dhe Irlanda e Veriut.
Dy futbollistët e Kosovës, Blendi Idrizi dhe Lirim Kastrati, janë shprehur optimistë para ndeshjes kundër Qipros. Të dy pas stërvitjes së fundit që Kosova e mbajti në Prishtinë të martën kanë thënë se synojnë ta hapin me fitore kampanjën në Ligën e Kombeve.
Kosova e pret Greqinë të dielën, ndërsa më 9 qershor e pret edhe Irlandën e Veriut.
Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij. Forca Kosovë! ⚽️??? #Dardanët #FFKKosova
Posted by Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova on Wednesday, June 1, 2022