Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fillon me gara në EYOF, Hajrizi pëson humbje

Kosova ka nisur të dielën garimin në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF).

Kjo ngjarje për sportistët prej 14 deri në 18 vjet po mbahet në Maribor të Sllovenisë. EYOF-i nisi të dielën.

E para që garoi ishte tenistja Altea Hajrizi. Ajo pësoi humbje bindëse.

Image

"Altea Hajrizi ka garuar sot në EYOF Maribor 2023. Tenistja jonë u mund nga austriakja, Johanna Corciova, 2:0 në sete (6:1 dhe 6:3), në rrethin e parë të garave individuale. Për dallim nga EYOF-i i vitit të kaluar, Hajrizi këtë herë pati përmirësim më të madh, pavarësisht se nuk ia doli të fitojë meçin. Altea do të garojë edhe në çifte dhe mikse", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.