Tenisti i ri kosovar, Salidin Rama, është ndalur në ndeshjen e parë në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF).
Rama ka garuar të dielën, në ditën e parë të ngjarjes në Maribor të Sllovenisë.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës ai ka bërë paraqitje të mirë, por që nuk i mjaftoi për ta kaluar pengesën e parë.
Rama pësoi nga danezi Bruhn Mads me 2:0 në sete. Seti i parë përfundoi 6:3, ndërsa i dyti 7:6. “Pavarësisht humbjes, paraqitja e Ramës ishte më e mira e ndonjë tenisti tonë në pesë edicionet e deritashme të EYOF”, ka shkruar KOK-u.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraqitje shumë të zbehta të tenistëve, notarëve dhe atletëve kosovarë në EYOF
-
Kosova fillon me gara në EYOF, Hajrizi pëson humbje
-
Tenistët e mbyllin garën pa asnjë “game” të fituar
-
Edhe një ngjarje ndërkombëtare e nisur dobët nga sportistët e Kosovës
-
Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj