Tenistët, Salidin Rama dhe Altea Hajrizi nuk kanë arritur të fitojnë asnjë “game” përballë kundërshtarëve të tyre në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj që po mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.
Rama humbi dy setet nga 6:0 përballë çekut Jan Kumstat, ndërsa me po të njëjtin rezultat humbi edhe Hajrizi përballë rumunes Eva Ionescu.
Ndërkohë, pa asnjë “game” të fituar ndeshjen e mbylli edhe garuesi i Shqipërisë, Arlis Muka, kurse Amina Xhaferi arriti ta fitoj një “game” në setin e dytë.
Të parin e humbi 6:0. Tutje ka kaluar Linea Bajraliu që përfaqëson Suedinë. Ajo fitoi 2:1 në sete përballë hungarezes, Norina Bak-Szabo.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraqitje shumë të zbehta të tenistëve, notarëve dhe atletëve kosovarë në EYOF
-
Salidin Rama ndalet në ndeshjen e parë
-
Kosova fillon me gara në EYOF, Hajrizi pëson humbje
-
Garuesit e Badmintonit mbyllin pa asnjë set të fituar garat në Sllovaki
-
Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit