Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fillon mbarë me Franco Fodan

Franco Foda ka debutuar me sukses në krye të përfaqësueses së Kosovës në futboll. Të premten mbrëma në Jerevan, Kosova fitoi 1:0 miqësoren ndaj Armenisë.

Sfida u vendos në minutën e 25-të, kur Milot Rashica e dërgoi topin në portë nga afërsia. Në fakt Edon Zhegrova shpërtheu në krahun e djathtë. Topi u devijua, preku traversën dhe përfundoi te Rashica që shënoi golin e fitores.

Kosova ka bindur me paraqitje në pjesën e parë, duke krijuar raste të shumta. Janë shquar Zhegrova e Rashica, por edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi i qendrës, Muriqi, ishte kapiten në këtë ndeshje. Kapiteni i parë, Amir Rrahmani, u la në stol. Armenia, që është disa pozita më lartë se Kosova në ranglistën e FIFA-s, ka rrezikuar seriozisht vetëm në fundin e pjesës së parë. Pas një goditje dënimi, Aro Muriq preku pak topinm që prej shtyllës doli jashtë.

Pjesa e dytë ishte më e zbehtë për Kosovën. “Dardanët” kishin edhe disa tentime. Rastin më të mirë e lëshoi Rashica, që nuk ia doli të dribloi portierin vendas. Megjithatë deri në fund të ndeshjes Kosova nuk është rrezikuar dhe nga Armenia largohet me fitore të vlefshme.

Gjermani Foda më 17 shkurt është zyrtarizuar në postin e selektorit të Kosovës. Test dukshëm më serioz ai do të ketë pas katër ditësh. Më 26 mars, Kosova luan miqësore me Hungarinë. Dy miqësore tjera Kosova pritet t’i ketë në qershor, ndërsa në shtator fillon me ndeshje në edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Edhe Si e transformoi Franco Foda përfaqësuesen e Kosovës? Futboll Si e transformoi Franco Foda përfaqësuesen e Kosovës?

Ndeshja me Armeninë nuk ka kaluar pa telashe. Në fanellat e lojtarëve të Armenisë është shfaqur flamuri i Kosovës i kthyer mbrapshtë. Nga FFK-ja është thënë se ky ishte vetëm një gabim i paqëllimshëm i kompanisë që ka shtypur fanellat. Shumë prej lojtarëve të Armenisë në pjesën e dytë dolën me fanella në të cilat ishte mbuluar flamuri i Kosovës.

Selektori Foda është bazuar në grupin e lojtarëve të konfirmuar, ndërsa edhe mënyra e lojës nuk ka dalluar shumë me atë që ishte deri më tani. Por në përgjithësi ishte një fillim i mbarë i Kosovës me selektorin Franco Foda.


Franco Foda ka bërë tri zëvendësime të përnjëhershme në minutën e 68-të të ndeshjes me Armeninë.

Nga loja janë larguar Valon Berisha, Florent Muslija e Edon Zhegrova, ndërsa janë inkuadruar Blendi Idrizi, Donat Rrudhani e Zymer Bytyqi.

Kosova po udhëheq 1:0.


Kosova në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes me Armeninë 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po udhëheq 1:0 ndaj Armenisë në miqësoren në Jerevan. Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes debutuese të selektorit Franco Foda. Kosova ka krijuar raste për shënim, ndërsa protagonistë ishin Edon Zhegrova, Milot Rashica e Vedat Muriqi.

Edhe Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armenisë Futboll Kosova vazhdon me fitore, “shpërthen” ndaj Armenisë

Golin e shënoi Rashica në minutën e 25-të. Edhe vendasit kanë rrezikuar në dy-tri situata. Aro Muriq ndali një goditje të rrezikshme dënimi, fare në fund.


Kosova ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Armenisë. Pas një shpërthimi të Edon Zhegrovës, topi erdhi te Milot Rashica që realizoi nga afërsia në minutën e 25-të.


Kosova ka rrezikuar seriozisht portën e Armenisë në miqësoren në Jerevan.

Në minutën e 15-të, Edon Zhegrova gjuajti bukur, por portieri vendas ishte i suksesshëm. Prej topit të kthyer përfitoi Vedat Muriqi që dërgoi topin në zonë, por pozita e tij ishte jashtë loje.

Rezultati mbetet 0:0.


Flamuri i Kosovës i vendosur mbrapsht në fanellat e lojtarëve të Armenisë

Image

Flamuri i Kosovës është vendosur mbrapsht në fanellat e lojtarëve të Armenisë, për ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Jerevan.

Edhe Kosova gati të tregojë forcën e saj kundër Armenisë Futboll Kosova gati të tregojë forcën e saj kundër Armenisë

Gjatë intonimit të himnit është parë nga afër se armenët po mbajnë në fanellë edhe flamurin e shtetit që s’e njohin, por se ai është vendosur mbrapsht.

https://www.koha.net/sport/413617/rrahmani-ne-stol-muriqi-kapiten/