Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës në futboll e kanë zhvilluar stërvitjen e parë përgatitore për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojnë ndaj futbollistëve të Guinesë dhe Gambisë. Për këto dy ndeshje Kosova është stërvitur në Antalia, ku edhe do t’i luajë ndeshjet miqësore.
Siç njofton Federata e Futbollit e Kosovës, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është e mirë, ndërsa dy futbollistët Florian Loshaj dhe David Domgjoni janë shprehur optimist për rezultate pozitive ndaj dy përfaqësueseve afrikane.
Miqësoren e parë, atë ndaj Guinesë, Kosova e luan të martën, kurse kundër Gambisë më 11 qershor.