Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës i kanë nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
Ndeshjen miqësore ndaj çekëve, “Dardanët” e zhvillojnë të dielën në Pragë, ndërsa ndaj Andorrës më 7 qershor në Prishtinë.
Stërvitjen e parë, Kosova, po e zhvillon në Kampin Nacional në Hajvali.
Në stërvitjen e pare mungoi futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, por jo edhe Mërgim Vojvoda.
Vojvoda me Comon siguroi paraqitjen në Ligën e Kampionëve.
Nuk munguan as treshja e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari.
Edhe
Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në vend, nesër udhëtimi për në Pragë
Portieri Aro Muriq po ashtu është në stërvitje.
Për herë të parë në stërvitje me Kosovën po paraqiten edhe Dardan Shabanhaxhaj, Valmir Matoshi e Rilind Nivokazi.