Sport

Kosova barazon dhe nuk kthehet në Ligën B

Kosova - Letonia

Futbollisteve të Kosovës u duhej fitorja ndaj Letonisë për t’u kthyer në Ligën B, që ishte edhe synimi i “Dardaneve”. Por futbollistet e Kosovës të martën barazuan 2:2 me Letoninë në Riga dhe kështu kthimin në nivelin e dytë, do ta kërkoj përmes plejofit. Kosova përfundoi e dyta në Grupin 6 me gjashtë me shtatë pikë. Letonia zuri vendin e parë me tetë pikë. 
Letonia kaloi e para në epërsi me autogolin e Marigonë Tahirit në minutën e 17-të. Pas tre minutave, Kosova barazoi rezultatin. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Blerta Smaili në minutën e 20-të. Shpejtë shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Në minutën e 31-të, golin për 2:1 e shënoi kapitenia Erëleta Memeti. Megjithatë, pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. Golin e barazimit e shënoi Karifina Miksone në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve për futbolliste. Edhe në edicionin e parë Kosova ishte në Ligën C, përkatësisht në nivelin e tretë e të fundit. Por, kishte fituar grupin ku ishin Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Kështu Kosova kishte kaluar në Ligën B në kualifikimet për Euro 2025. Në kualifikime për Evropian, Kosova mbeti e fundit në Grupin B4, prapa Uellsit, Ukrainës dhe Kroacisë. Rrjedhimisht ra në Ligën C për këtë kampanjë. Tani shpreson nëpërmjet pljeofit kthimin në Ligën B.
 


Kosova e mbyll baras pjesën e parë ndaj Letonisë

 

Futbollistet e Kosovës e kanë mbyllur baras 2:2 pjesën e parë të ndeshjes kundër Letonisë. Ndeshja Letoni – Kosovë po luhet në Riga, ndërsa i takon Grupit 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve. 

Kosovës i duhet fitorja në ndeshjen ndaj letonezeve për t’u kthyer në Ligën B të Ligës së Kombe. Vetëm fituesi i grupit kalon në ligën B. Prej pozitës së dytë mund të sigurohet plejofi.

Letonia kaloi e para në epërsi me autogolin e Marigonë Tahirit në minutën e 17-të. 

Pas tre minutave, Kosova barazoi rezultatin. Golin e barazimit 1:1 e shënoi Blerta Smaili në minutën e 20-të. Shpejtë shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Në minutën e 31-të, golin për 2:1 e shënoi kapitenia Erëleta Memeti.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi baras, 2:2. Golin e barazimit e shënoi Karifina Miksone në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.