Qetësia e lojtarëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit është krejt e kundërt me atmosferën që është te përfaqësueset e tjera. Disa federata i shtyjnë "me zor" sportistët të këndojnë himnin me gjithë fuqinë që kanë, me idenë se do t'i motivojë më shumë para ndeshjes. Profesori dhe trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli, e quan këtë "hendikep për lojtarët", ndërkohë vetë sportistët pranojnë se gjinden në situatë të çuditshme kur nis intonimi i himnit të Kosovës pa tekst, shkruan sot Koha Ditore.
Kapiteni Samir Ujkani është i pari. Përkrah tij nga ana e djathtë janë 10 lojtarë të tjerë që do të startojnë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Të gjithë vendosin dorën e djathtë në zemër dhe të majtën në krahun e bashkëlojtarit. Ujkani në dorë mban stemën që do t'ia dorëzojë "homologut" të tij tek Ukraina.
Ndërkohë nis të intonohet himni i Kosovës dhe te lojtarët nuk ka ndonjë emocion. Ata rrinë të qetë. Disa shikojnë lart, disa drejt e disa poshtë në fushë. Krijohet bindja se mezi presin të përfundojë kjo ceremoni. Nuk këndojnë. Nuk kanë çka të këndojnë në fakt. Himni i Kosovës, në nderim të të cilit futbollistët rrinë të rreshtuar, nuk ka tekst. Vetëm pasi dëgjohen tingujt e fundit të himnit që Kosova e ka prej shpalljes së Pavarësisë, lojtarët nisin të reagojnë. Duartrokasin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ujkani zbulon veprimin e lojtarëve nëse ka thirrje “Kosova është Serbi”
-
Serbëve u pengon që boshnjakët duartrokitën pas himnit të Kosovës: Skandal
-
Bijol ankohet për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit të Sllovenisë
-
Bardakci: Mësova diçka të re, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër
-
Osmani dekoron futbollistët e Kosovës