Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk është ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit shtetëror të Kosovës të shtunën gjatë ditës në një ndeshje të futbollit, bazuar në një video që po qarkullon në Facebook.
Video e publikuar nga Petrit Sadriu tregon Bislimin që rri i ulur gjatë intonimit të himneve të Kosovës dhe atij të Gjermanisë në ndeshjen që veteranët e të dyja shteteve e zhvilluan në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali
“Ja nderimi që i bëhet himneve kombëtare të Gjermanisë dhe të Kosovës nga zv. Kryeministri i Republikës tonë, Besnik Bislimi”, ka shkruar Sadriu në Facebook.
Bislimi ka refuzuar të komentojë çështjen. I kontaktuar nga KOHA, ai ka refuzuar të flasë me arsyetimin se është e shtunë e se është diku mysafir. Ka ndalur menjëherë telefonin.
Për veprimin e Bislimit ka pasur reagime nga opozita. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka cilësuar sjelljen e zëvendëskryeministrit si të turpshme dhe të pabesueshme.
“Zv.kryeministër, shko në shtëpi. Flejë pak. Marre”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Edhe
Musliu ia heq mikrofonin Kurtit: Kryeministër kthehu në temë
Në disa raste edhe në të kaluarën, akterë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nxitur debat duke mos u ngritur në momentet e intonimit të himnit të Kosovës.