Kosova U21 ka barazuar në sfidën e sotme kundër Irlandës U21 e vlefshme për kualifikimet në Evropianin U21.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, ndërsa edhe statistikat tregojnë për një ndeshje të barabartë, transmeton Koha.net.
Kosova kaloi së pari në epërsi përmes Florent Hasanit, i cili shënoi në minutën e 64 pas asistimit nga Lirim Kastrati, që pati paraqitje fantastike.
Por, Irlanda arriti të barazojë shifrat në minutën e 82 përmes Curtisit.
Me 9 ndeshje të zhvilluara Kosova mban vendin e tretë në Grupin 5 me 12 pikë, kurse Irlanda në vendin e dytë ka 14 pikë, por ka 7 ndeshje të zhvilluara. Lider i grupit është Gjermania.