Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 merr një pikë në Azerbajxhan

Kosova U21 ka arritur të marrë një pikë në Azerbajxhan në kuadër të ndeshjes së gjashtë në Grupin 5 kualifikues për Europianin 2019.

Azerbajxhanasit dominuan sa i përket posedimit të topit, por rastet i takuan Kosovës. Megjithatë, në fund ekipet barazuan 0 me 0.

Në tabelën e këtij grupi, Kosova ka shtatë pikë. Ajo është e katërta me tri pikë prapa Irlandës, dy prapa Gjermanisë dhe me pikë të barabarta me Izraelin që është i treti. Për dallim nga Kosova që ka gjashtë ndeshje, tri të parat kanë vetëm nga katër. Në pozitat pesë dhe gjashtë janë Norvegjia dhe Azerbajxhani.