Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Korenica thotë se Ballkani kishte më shumë raste të mira

Meriton Korenica ka rrezikuar që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Slavia Pragës.

Korenica gjuajti saktë, por portieri i skuadrës çeke ishte në vend.

Në fund Balllkani humbi dhe mbeti pa gjasa për të avancuar përtej fazës grupore në Ligën e Konferencës.

“Ka qenë ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë. Por kemi treguar se jemi ekip i fortë duke krijuar rastet tona. Nuk treguan shumë, ndërsa ne kishim më shumë raste. Por nuk i realizuam dhe në fund pranuam gol. Na u mohua një penallti me rastin e Ermal Krasniqit”, ka thënë Korenica.