Futbollisti kosovar Meriton Korenica luajti deri në minutën e 59-të te Cluji rumun që humbi shumë thellë nga Tromso e Norvegjisë të enjten mbrëma.
Cluji e humbi 5:0 ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Cluji ishte vendës, ndërsa ndeshja kthyese luhet pas një jave në Norvegji.