Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Korenica: Nga fusha dalim kryelartë

Meriton Korenica shënoi një gol në disfatën që Ballkani e pësoi në udhëtim te Slavia e Pragës 3:2 të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës.

Korenca shënoi në minutën e 29-të për epërsinë e Ballkanit, 2:1.

Ai tha pas ndeshjes se pavarësisht disfatës, nga stadiumi të gjithë do të dalin me kokën lartë.

“Ishte një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Ne i pësuam golat nga pakujdesia e jonë. Por po dalim nga stadiumi kryelartë. Na mungoi qetësia para portës në disa raste. Megjithatë, shpresojmë që ky të jetë një mësim shumë i mirë për ne”, theksoi Korenica.