Meriton Korenica ka shënuar gol në fitoren e Ballkanit ndaj Ludogoretsit. Ai ka thënë se te Ballkani është një grup shumë i mirë i lojtarëve.
Korenica ka thënë se është kryer vetëm gjysma e punës sa i takon kualifikimit në raundin e dytë të Championsit.
“Ndjenjë e papërshkruar sidomos për faktin që ndeshja ishte e Championsit. Kemi bërë punë të mirë dhe jemi shpërblyer me fitore. Kemi bërë 50 për qind të punës. Por asgjë nuk ka përfunduar. Na pret edhe ndeshja e kthimit. Jemi grup shumë i fortë. Janë automatizuar lëvizjet dhe vetëm me një shikim e kuptojmë njëri-tjetrin. Edhe leximi i lojës sonë është shumë i vështirë”. Korenica kishte dedikim për golin. “Golin ia dedikoi babait. Ai ka pasur operacion të vështirë dhe shpresoj ta kaloi këtë sfidë”.