Korenica shënon gol në Rumani, ia kushton babait që i vdiq kohë më parë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeriton Korenica ka shënuar gol pas një kohe të gjatë për skuadrën rumune CFR Cluj.
Të dielën Cluji fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Univ. Craiova. Korenica në lojë hyri në minutën e 74-t, ndërsa realizoi për 2:0 në minutën e 87-të.

Në minutën e 89-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ai nuk kishte shënuar në kampionatin rumun që nga 1 shtatori. Tani i ka dy gola e dy asistime në 17 paraqitje për Clujin.
Cluji është lider me 31 pikë. Craoiva është e katërta me 28 pikë.
Golin e së dielës, Korenica ia kushtoi babait që i vdiq kohë më parë.
“Gjithnjë në zemrën time. Pusho në paqe, baba”, shkruante në fanellën që e shfaqi Korenica.